Krem kunder strijave te shtatezanise

Pa dyshim qe strijat jane nder makthet e femrave gjate shtatezanise. Cdo gje qe duhet te dish per ti luftuar dhe si te zgjedhesh kremin tend kunder strijave

Strijat: Si dhe pse krijohen

Në te vertet, mikja ime, para se “pse krijohen strijat”, me duhet te them se ti mund të jesh ndër ato femra me fat që nuk e kane këtë problem.

Në fakt, gjithçka varet nga elasticiteti i indeve: ato që kanë inde me pak elastike, fatkeqesisht do të jenë më të prirura për te krijuar strija gjatë shtatëzanisë; nga ana tjeter, ato që kanë inde më elastike do të jenë në gjendje të tejkalojne më lehtë këtë pjese të detyrueshme te shtatezanise.

Strijat paraqiten përmes brazdave ose madje edhe kreshtave të lehta të lëkurës. Ngjyra e tyre mund të ndryshojë nga e kuqërremtëtë bardhë: kur shfaqen, do të thotë se derma, e cila eshte niveli i ndërmjetëm i lëkurës, ka pësuar një keputje. Kjo keputje shkakton një rrjedhje më të madhe të gjakut, dhe kjo tregon ngjyren fillestare te kuqe, pastaj cikatrizohet, duke marre si ngjyrë perfundimtare nje ngjyre me te hapur.

 

Strijat krijohen vetem gjate shtatezanise?

Absolutisht jo, dhe jam e sigurt qe ti e njeh kete fenomen.

Strijat, në fakt, jane te lidhura me cdo modifikim të papritur të trupit tonë: nëse dobesoheni shumë shpejt, nëse rriteni shumë shpejt (po: edhe fëmijët mund të kenë strija!), shkurtimisht: çdo herë qe indet elastikë janë të ekspozuar ndaj traksioneve ekstreme dhe të papritura, siç ndodh gjatë shtatezanisë.

Natyrisht: nëse një vajzë shfaq shenja të strijave qe në pubertet, kjo tregon se do të jetë më e ekspozuar gjatë shtatëzanive të ardhshme dhe për këtë arsye ka nevojë më shumë se kurrë qe të filloje me parandalimin e tyre.

Si ti parandalojme strijat

Jo te gjitha kane aq fat, ka femra si une qe nuk kane inde vecanerisht elastike dhe duhet ti futemi menjehere punes per ti luftuar strijat.

Këshillat baze janë ‘te zakonshmet’: ndiq një diete të shëndetshme, mos shto kile te teperta, por as mos humb peshe ne menyre të papritur, dhe gjithmonë praktiko aktivitet fizik te pershtatshem.

 

Me nje krem kunder strijave mundesh…

Mikeshe e dashur, e marre me mend pyetjen tende: “Kremrat kunder strijave jane vertet efikase?”. Pergjigja ime e sinqerte: «Nëse mendoni se mund të bëhen mrekulli, është më mirë të shkoni tek ndonjë shenjtor; nëse mendoni se te gjithe kremrat janë të njëjtë ose nuk sherbejne fare, atëherë po gaboni rende “.

Përdorimi i një kremi kunder strijave gjatë shtatzënisë është një zgjidhje që nuk mund ta refuzoni. Parandalimi është gjithnjë më i mirë se kurimi dhe sigurisht do shpenzosh më pak para duke luajtur paraprakisht se sa të veprosh kur dëmi është bërë: e kuptove mesazhin?

Pra, kujdesu menjehere te ushqesh, rehidratosh, dhe rivendosesh elasticitet në lëkurë: ke per të pare, nese strijat do krijohen, do të jenë shumë më pak të pranishme dhe, mbi të gjitha, shumë më pak të dukshme.

Vaji i bajameve te embla? Ka edhe me mire…

Kam degjuar shpesh gra shtatezena qe tregojne per efektet e dobishme te vajit te bajameve te embla…

Mike e dashur, ki kujdes: behet fjale per nje mit qe duhet hedhur poshte.

Përveç faktit që mund te kete raste me reaksione alergjike nga kontakti, vaji i bajameve te ëmbla bllokon poret e lëkurës duke favorizuar folikulitin, që është inflamacioni i vrimave të daljes së gjëndrave pilo-sebace.

…per shembull, Ekuiseto, Centella Asiatica, Vaji i Trendafilit Damashena

I njeh keto tre ekstraktet natyrale?

Ekuiseto është në gjendje të veprojë mbi depozitimet e dhjamit me një veprim që është, në të njëjtën kohë, dobesues dhe elasticizues; Centella Asiatica është një faktor i fuqishëm per eliminimin e lengjeve; Vaji i Trendafilit Damascena është një tonifikant efikas.

Në treg egzistojnë kremra trupi që bashkojnë këta tre agjentë natyrale dhe jane ne gjendje te tonifikojne të gjithë trupin, përfshirë gjinjtë, vithet, krahët dhe këmbët, por janë veçanërisht të rekomanduara për një aplikim të rregullt tek barku gjatë shtatezanisë apo edhe gjatë ndryshimeve të konsiderueshme të peshës.

Lini një koment

Artikujt e dr. Alessio

Unë jam dr. Alessio Guerriero dhe unë jam krijuesi dhe krijuesi i linjës Absolute Damascena. I kam shkruar këto artikuj dhe udhëzimet e bukurisë që mund të gjeni këtu për t’ju ndihmuar të kujdeseni për bukurinë tuaj dhe shëndetin e lëkurës suaj dhe trupit tuaj. Nëse keni nevojë për këshilla falas private, klikoni mbi butonin më poshtë për të më kontaktuar nëpërmjet Messenger.

Artikujt e fundit

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

RREGULLAT E DAMASCENA-S ABSOLUTE

Mos u shqetësoni! Çfarëdo nevoje, linja jonë e bazuar në vajin e çmuar të Damaskesë do të jetë pranë jush.

Vuoi consigli personalizzati?

Contattami gratuitamente in chat

dott. Alessio Guerriero

Vuoi consigli personalizzati?

Sono a tua disposizione gratuitamente in chat