Krem per duar te plasaritura: i domosdoshem jo vetem ne dimer

Kur dhe pse plasariten duart, si t’i njohim menjëherë ato, si t’i parandalojmë, çfarë duhet të bëjmë për të mbrojtur duart tona.

Cfare jane dhe kur krijohen plasaritjet ne duar?

Plasaritjet mund të prekin lëkurën ose edhe mukozat, por forma më e zakonshme është ajo që duket si një plagë tek duart: këto janë plagë shumë të dhimbshme, të cilat gjithashtu mund të jenë të përgjakshme dhe që krijohen sidomos gjatë muajve të dimrit.

Lëkurat e thata jane ato qe preken me teper nga ky shqetesim i bezdisshëm i epidermës dhe shkaktaret janë te shumtë: i ftohti, në radhë të parë, sepse prodhon thatesi ne lekure, zhytjet e shpeshta në ujë, lagështia e lartë, përdorimi i sapuneve dhe detergjenteve të ndryshem që e acarojnë lëkurën.

Shkaktarë të tjerë janë ato që lidhen me moshën, gjendjen e shëndetit, mjedisin jetësor, punën me duart e ekspozuara ndaj ajrit të ftohtë.

Plasaritjet: simptomat

Simptoma e parë që nuk duhet të nënvlerësohet është pamja e lëkurës së thatë. Ky është një fenomen që prek të dy gjinitë, por nëse për disa ky shqetesim shfaqet gjate dimrit, pra eshte i përkohshëm, në rastet më serioze, behet problem kronik, që duhet te trajtohet me shumë vëmendje, 365 ditë në vit.

Zilja e alarmit duhet të jepet tek simptomat e para të lëkurës së thatë, të ashper dhe te rrjepur, me shenja kruarje, acarimi dhe inflamacioni. Këshilla është që të mos presësh derisa kjo listë të jetë plotësuar: më mirë të kujdesesh menjëherë, në shenjat e para të lëkurës së thatë.

Masat paraprake për të parandaluar formimin e plasaritjeve
Së pari, është mirë qe kontakti me ujin dhe sapunin te jete në minimum: fillo te zgjedhesh një dush të shpejtë, me ujë të vaket, jo te nxehte, me detergjente neutral, dhe thaje lëkurën me kujdes pa e fërkuar.

Eshtë teper e rendesishme që lëkura te hidratohet menjëherë pas dushit. Një krem hidratues i mirë ka aftësinë për të mbajtur lagështi në lëkurë para se ajo te thahet plotësisht. Në këto raste, më mirë një krem se sa një locion. Ka shumë kremra të mire, me baze vaj ulliri, glicerine, vajra minerale, vazelinë.

Para se te dalesh nga shtëpia, mos harro të vendosesh dorezat. Nëse në punë do te duhet te lash duart, merr me vete një krem per duart qe ta përdoresh menjëherë pas larjes. Është gjithashtu e këshillueshme që të përdorni një hidratues për të mbrojtur buzët.

Kujdes te veçantë duhet te keni edhe në zgjedhjen e rrobave dhe te detergjenteve me të cilat i lani ato. Pambuku dhe mëndafshi jane me te pershtatshmit per tu veshur poshte rrobave të leshta, ndërsa detergjentët duhet të zgjidhen nga kategoria “hipoalergenike”.

Kur nje krem kunder plasaritjes se duarve eshte efikas

Një krem per duart është efikas kur siguron një veprim hidratues, zbutës dhe elastik. Unë preferoj të zgjedh mes atyre që jane me baze përbërësish natyralë dhe organikë.

Për shembull, ekstrakti i Vajit të Trëndafilit Damascena, nga familja e Rosaceae, është një ilaç i fuqishëm natyral kundër te carave dhe acarimeve. Përdorimi i rregullt i tij është pengesa natyrale më e mirë kundër formimit të plasaritjeve, si për duart e meshkujve ashtu edhe për ato të femrave.

Mjafton të vendosesh sasi të vogla cdo here, madje disa herë në ditë, dhe duart tuaja do te falenderojne për kujdesin, dhe lëkura do te jete gjithmone e lemuar, e butë dhe e kadiftë.

Lini një koment

Artikujt e dr. Alessio

Unë jam dr. Alessio Guerriero dhe unë jam krijuesi dhe krijuesi i linjës Absolute Damascena. I kam shkruar këto artikuj dhe udhëzimet e bukurisë që mund të gjeni këtu për t’ju ndihmuar të kujdeseni për bukurinë tuaj dhe shëndetin e lëkurës suaj dhe trupit tuaj. Nëse keni nevojë për këshilla falas private, klikoni mbi butonin më poshtë për të më kontaktuar nëpërmjet Messenger.

Artikujt e fundit

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

RREGULLAT E DAMASCENA-S ABSOLUTE

Mos u shqetësoni! Çfarëdo nevoje, linja jonë e bazuar në vajin e çmuar të Damaskesë do të jetë pranë jush.
  • Sale! WordPress › Gabim

    Pati një gabim kritik në këtë sajt.

    Mësoni më tepër rreth diagnostikimesh në WordPress.