Serum per fytyren: cmimet

Serum per fytyren: raporti i duhur cilesi/cmim

Cdo gje qe duhet te dish para se te blesh serumin e fytyres. Te shpenzosh me shume nuk do te thote githmone te zgjedhesh me mire.

Kujdes ndaj ofertave te cuditshme: nese kushton shume pak, nuk eshte mire…

Mikeshe e dashur, nuk e di nëse ke njohuri nga kontratat publike: mos u shqetëso, as unë nuk kam njohuri dhe as nuk kam ndërmend të bëj një kurs te pershpejtuar mbi kete teme.

Ekziston një rregull i kontratave publike që me duket shumë interesant dhe është ajo që rregullon të ashtuquajturat “oferta te cuditshme”. Shkurtimisht: nëse një kompani, për të kryer një punë, kërkon pagesë shumë të ulët, atëherë nuk është gje e mirë. Kjo do të thotë se ka dicka qe nuk shkon.

Pra, unë besoj se ky rregull i artë vlen edhe për bukurinë tone. Shoh ne internet serume për fytyrën me çmime të pabesueshme: edhe nen 1 ose 2 €!

Këshilla ime është e qartë: leri keto! Bukuria jote sigurisht që vlen me shume …

Nuk ka nevoje te harxhosh shume para

Nuk ke perse te shpenzosh shume para per serumin e fytyres. Nuk duhet ta teprojme asnjehere! Para se të beja këtë shkrim, bera një kerkim të shpejte në Internet. Isha e sigurt qe do gjeja çmime mbi 50 ose 100 €, por imagjino çudinë time kur pashë çmime që tejkalojnë 300 € për nje paketim me 30ml! Si mund te jene te verteta?

Edhe nje here: këshilla ime?

Edhe një herë: leri keto cmime! Jo cmimeve shume te shtrenjta ose shume te lira: teprimet, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet te shmangen gjithmonë.

Raporti i duhur cmim/cilesi

Raporti i duhur çmim/cilësi ekziston dhe mjafton pak informacion per te ditur se si ta kërkojmë. Te siguroj se ka shumë produkte ne treg me çmime të aksesueshme.

Deshiron të kesh një ide të përafërt? Për nje serum fytyre teper cilesor 50ml, cmimi prej 20 € është i arsyeshem dhe te lejon mundësi zgjedhjeje nga një gamë e gjerë ofertash.

Cfare duhet te permbaje serumi i fytyres qe te jete vertet efikas

Lexuese e dashur, tani që ke nje njohuri me te sakte mes dy ekseseve qe duhen shmangur dhe te raportit të drejtë çmim/cilësi, unë dua të te tërheq vëmendjen tek përbërësit që serumi i fytyrës duhet te kete per te qene cilësor.

Ekstraktet natyrale si Acmella Oleracea, l’Equisetum Arvense, Centella Asiatica, Ginseng ose Vaji i Trendafilit Damashena janë një mrekulli e vërtetë që Natyra i vë në dispozicion te lëkurës sone.

Ato garantojnë një veprim efikas antiage dhe një efekt lifting. Lëkura juaj do të rifitojë elasticitetin dhe tonin, fytyra juaj do të tonifikohet dhe riperterihet.

Një përbërës tjetër që nuk duhet absolutisht të mungojë në serumin tuaj te fytyrës është vitamina C, një aleat i vërtetë kundër plakjes së lëkurës, e njohur per vetite antioksidante, i jep shkëlqim lëkurës tuaj.

Perdorimi

Efikasiteti i një serumi të mirë të fytyrës gjithashtu ka te beje me një aplikim te sakte dhe te vazhdueshëm. Mjaftojne sasi të vogla, por duhet të aplikohen çdo ditë në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Merr cdo here aq serum sa te duhet për të lagur majat e gishtave dhe pastaj masazho butësisht me lëvizje të ngadalta rrethore deri sa të perthithet plotësisht ne lekure.

 

Prova il siero viso alla rosa damascena!

Lini një koment

Artikujt e dr. Alessio

Unë jam dr. Alessio Guerriero dhe unë jam krijuesi dhe krijuesi i linjës Absolute Damascena. I kam shkruar këto artikuj dhe udhëzimet e bukurisë që mund të gjeni këtu për t’ju ndihmuar të kujdeseni për bukurinë tuaj dhe shëndetin e lëkurës suaj dhe trupit tuaj. Nëse keni nevojë për këshilla falas private, klikoni mbi butonin më poshtë për të më kontaktuar nëpërmjet Messenger.

Artikujt e fundit

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

Na ndiqni në Facebook

Kush jemi ne

RREGULLAT E DAMASCENA-S ABSOLUTE

Mos u shqetësoni! Çfarëdo nevoje, linja jonë e bazuar në vajin e çmuar të Damaskesë do të jetë pranë jush.

Vuoi consigli personalizzati?

Contattami gratuitamente in chat

dott. Alessio Guerriero

Vuoi consigli personalizzati?

Sono a tua disposizione gratuitamente in chat