Keshillat e bloggeres

Lexo keshillat me te mira te rutines se bukurise te cilat do te ndihmojne te kujdesesh per trupin tend.

Ku mund te gjeni Susanna Cripriani

Bukuria ka arritur te me jape ate shtyse qe te permiresohem, por edhe te pranoj veten.
Edhe pse e gjitha filloi ne nje periudhe vecanerisht te veshtire, ne realitet jam shume e kenaqur qe e ndermora kete rruge duke u nisur posacerisht nga pasigurite e mia.
Me ka ndihmuar te kuptoja vleren e bukurise (se jashtme dhe te brendshme).
Gjithashtu te flas dhe te pranoj dhe gjerat ne dukje te papranueshme dhe te perballoj ato me me teper takt dhe ndjeshmeri.
Te kujdesesh per veten eshte e rendesishme qe te ndihesh mire si me veten edhe me te tjeret.
Te duash veten eshte hapi i pare drejt lumturise.

👩🏻 Model kam nje te vetem. Mamane time. Per mua ajo ka qene nje force e vertete e natyres. Ne prag te 50-ave vendosi te ndermarre nje udhetim te gjate te rinovimit si fizik ashtu edhe mendor. Qe nga ai moment filloi te kujdesej gjithnje e me teper ashtu sic nuk e kisha pare kurre. Nese duhet te kerkoj nje model “pune” na e cila te frymezohem (por sigurisht edhe ta cmoj si nene edhe grua) eshte sigurisht Znj. Zammateo, in arte Cliomakeup.Ajo vetem me ndihmen e personave te saj me te dashur arriti te realizoje te gjithe endrrat e saj ,dhe sipas mendimit tim u be Beauty blogger italiane me e njohura. Webi dhe bota e rrjeteve sociale jane bere nje burim frymezimi dhe informacioni: te shkruarit gjithashtu ka qene nje nga pasionet e mia me te medha dhe nuk e kisha menduar kurre se do ta shfrytezoja per te krijuar apo treguar dicka qe te me permbushte 100%.
👩🏻 Kur ndihemi te bukura mund te zoterojme edhe boten. Por te ndjerit e bukur fillon me ndergjegjesimin e seciles prej nesh, per te pranuar veten ashtu si jemi dhe per te mesuar te duam difektet tona. Vetem ne kete menyre mund te ndihemi gjithnje shkelqyeshem dhe te sigurta ne vetvete. E lehte per ta thene por me e komplikuar ta vesh ne zbatim. Per fat te keq shpesh ne aspektin tone fizik shtojme ankthe dhe zhgenjime qe vijne nga sfera te tjera te jetes sone. Rruga e ndergjegjesimit mund te zgjase gjithe jeten e te mos mbaroje kurre. Bukuria ndikon ne lumturine tone: sa me teper pozitive, te kenaqura, te vleresuara te ndihemi aq me shume do te shfaqim buzeqeshjen tone. Te ndihemi mire me veten na ben te shkelqejme.
👩🏻 Do te thoja dicka e ndermjetme. Nje zakon i mire transformohet automatikisht ne nje nevoje per te kryer hapa te percaktuar ne mengjes ose mbremje ose ne ditet e pushimit. Por edhe nje menyre per te dashur veten dhe per tu dukur gjithmone mire: nje femer e kuruar te jep menjehere pershtypjen pozitive si ne aspektin social, sentimental apo edhe ate te punes.
👩🏻 Vendos te blej produkte per arsye te ndryshme. Ndonjehere edhe per aktivitetin qe zhvilloj ose thjesht per kuriozitet ose per te dhene mendimin tim ne lidhje me nje produkt te ri. Si konsumatore nese ndodhem ne parfumeri ose farmaci me pelqen te keshillohem nga ekspertet edhe pse e kam te veshtire te vendos. Midis larmive te zgjedhjes jam e fiksuar te shoh perberesit aktive ose ekstraktet.
👩🏻 Realisht po. Mbremjeve (kryesisht ne dimer) me pelqen te kerkoj ne web, revista ose libra per te zgjeruar njohurite e mia ne kete fushe dhe nje nga ceshtjet qe me terheq me shume jane patjeter vetite e ekstrakteve natyrale. Jam nje promovuese e madhe persa i perket produkteve kozmetike te pergjegjshme, ne te cilen perdoruesi perfundimtar te kete nje panorame te kompletuar per secilin produkt ne menyre qe te kete ide te qarta se ne cilet produkte te investoje dhe se si duhet te perdoren per te marre rezultate te percaktuara.
👩🏻 Kujdesi per duart per mua eshte i shenjte. Para disa vitesh kam vuajtur nga nje dermatit atopik, i cili akoma nuk me eshte larguar plotesisht dhe qe ne ate periudhe me preku duart dhe krahet. Ti shihja ne ato kushte duart dhe krahet me vinin shume ne siklet. Keshtu qe ne canten time, kremi i duarve nuk mungon kurre ndonese lekura me eshte sheruar, perseri ne ato zona lekura ka mbetur delikate dhe e ndjeshme dhe per pasoje sidomos ne dimer ka nevoje per shume hidratim dhe ushqyerje.
👩🏻 Pikerisht per problematiken qe sapo ju shpjegova eshte nje hap qe nuk e kapercej kurre. Me shoqeron si ne stinen e nxehte ashtu edhe ne te ftohte. Ne fakt gjate veres ka nje tendence per ta nenvleresuar nevojen per hidratim te lekures por edhe lekurat me te yndyrshme kane nevoje per perkujdesje duke perdorur produktet e duhura.
👩🏻 Gjate dimrit preferoj ta vendos disa here ne dite. Ndersa gjate veres me teper e aplikoj pas dushit ose pas ekspozimit ne diell, i cili perhere e dehidraton lekuren. Pergjithesisht nuk kam ndonje te preferuar, kerkoj te plotesoj nevojat e lekures time ne ate moment te percaktuar.
👩🏻 Nje krem i mire hidratues nuk mungon kurre ne rutinen time. Edhe pse, qe prej nje viti kam shtuar edhe nje serum per te permiresuar teksturen e lekures. Qe kur kam filluar ta perdor, i kam kuptuar vertet perfitimet, por mbi te gjitha kam vene re se nje serum i mire ben gati 75% te punes per nje lekure si e imja e cila ka problematika te vogla dhe eshte mjaftueshem e ekuilibruar.Hapi qe nuk harroj kurre dhe e ndjek perhere me kenaqesi eshte perdorimi i tonikut: per mua eshte nje prove persa i perket pastrimit te kryer me pare dhe po ashtu vleresoj efikasitetin e nje laresi apo uji micelar qe kam nisur te perdor se fundmi.
👩🏻 Nuk ka nje moshe standarte.Lekurat problematike (yndyre e tepert, papasterti… dehidratim) kane nevoje per perkujdesje edhe pse mund te jene ende te reja ne moshe. Nje vajze qe ndjek nje diete te shendetshme mund te filloje me nje perkujdesje ditore te lekures qe ne moshen 23-24 vjec. Por gjithsesi jam e mendimit se nje krem dhe lares i mire duhet te jene gjithmone te pranishem ne rutinen e bukurise se gjithsecilit.Te kujdesesh per veten eshte nje nga hapat e para per tu ndjere mire me veten.
👩🏻 Te duan veten, ta pranojne ate duke lene hapesire per tu permiresuar. Te ndihemi mire me veten na ben te dukemi te bukura. Dhe detyrimisht cdo mbremje te heqim makiazhin.

Vuoi consigli personalizzati?

Contattami gratuitamente in chat

dott. Alessio Guerriero

Vuoi consigli personalizzati?

Sono a tua disposizione gratuitamente in chat