Keshillat e bloggeres se bukurise

Lexo keshillat dhe ritualet me te mira te bukurise qe do te te ndihmojne te kujdesesh per trupin tend.

Ku mund te gjeni Gloria Primiterra

Kam filluar te zbuloj make-upin ne moshen 12∕13 vjecare kur e vetmja gje e lejuar te perdorej ishte lapsi i zi. Pastaj me kalimin e kohes i dhashe hapesire kujdesit per lekuren duke u munduar ti jap rendesine e duhur, sidomos tek nje lekure problematike dhe me shume nevoja te vecanta si e imja. Me pas, kurioziteti dhe deshira per te ditur, me kane shtyre te ndjek shume video tutorial ne Youtube, blog apo revista kushtuar femrave.
👩🏻 Te qenit nje blogere nuk eshte ende profesioni im, edhe pse do te me pelqente te ishte. Por, gjithsesi eshte nje pjese e rendesishme e jetes time, nje pasion dhe nje menyre permiresimi e vazhdueshme. Grate te cilat ne perditshmerine e tyre lundrojne midis mijera impenjimeve por, kurre nuk harrojne ti kushtojne vetes disa momente qetesie, kujdesi dhe perkedheljeje per veten e tyre.
👩🏻 Te ndjerit e bukur eshte nje nevoje per cdo grua ne menyre qe te ndihet e sigurte ne perditshmerine e saj. Te ndjerit e bukur nuk i referohet vetem aspektit estetik, por eshte me teper nje ndjesi mireqenieje me veten tende. Te ndihesh e kuruar, e perkedhelur dhe e rregullt.
👩🏻 Per shume femra perdorimi i produkteve kozmetike eshte nje menyre per te dashur veten. Per disa te tjera nje zakon. Per cdo rast e rendesishme eshte te ndihesh mire me ose pa te. Per mendimin tim, kremrat duhet te jene nje zakon i mire ne perditshmerine e seciles prej nesh.
👩🏻 Tregoj kujdes qe karakteristikat e kremit te jene ne gjendje te plotesojne kerkesat e tipit te lekures time, si dhe te arrij rezultatet qe une pres. Normalisht preferoj produktet me pak perberes, akoma me mire nese kane perberje natyrale dhe efikasitet te njohur dhe te provuar.
👩🏻 Po, po flitet gjithnje e me teper per produktet qe permbajne ekstrakte te trendafilave, ne vecanti te trendafilit Damashena.
👩🏻 Jam absolutisht dakort. Lekura e fytyres eshte gjithnje e ekspozuar dhe vecanerisht delikate dhe me nevoja per perkujdesje te vecanta. Mendoj qe kremi perfekt i fytyres eshte ai qe mbron, hidraton pa krijuar yndyre, perthithet shpejt dhe ka perfitime pergjate gjithe dites.
👩🏻 Personalisht serumin e perdor shpesh. Vecanerisht ne ato momente ne te cilat lekura grumbullon stres si pasoje e atyre gjerave cka eksperimentojme. Mendoj qe nje produkt i perqendruar sic eshte serumi mund ta rinoje lekuren bashke me kremin. Ose duke perdorur kremin ne mbremje dhe serumin ne mengjes apo anasjelltas.
👩🏻 Mund te aplikojme maska per fytyren kur e ndjejme se lekura jone ka nevoje per nje trajtim intensiv, ose per nje perkedhelje me teper. Mendo nje lekure te thate ne dimer: nje maske e mire hidratuese, nje here ne jave nuk mund te beje gje tjeter, pervecse ta rinoje lekuren. Ose nje maske me argjile jeshile, pastruese por delikate per lekura te yndyrshme. Ne kete rast mund te aplikojme edhe 2 maska ne jave. E rendesishme eshte te kuptojme kerkesat dhe nevojat e lekures tone: kurre te mos e teprojme dhe mbi te gjitha te perdorim produktet e pershtatshme. Nje rutine e pershtatshme dhe konstante, sigurisht qe ben diferencen me kalimin e kohes duke na lejuar qe ta shohim lekuren tone gjithmone te kuruar, dhe po ashtu te parandalojme shenjat e plakjes te cilat trembin cdo femer.
👩🏻 Kremrat e domosdoshem per mua jane : kremi i dites∕ nates, serumi i fytyres, nje krem i mire per zonen perreth syve , kremi hidratant per duart dhe kremi i trupit. Se bashku me skrabin dhe maskat pastruese per mua eshte thelbesore hidratimi i lekures duke filluar nga trupi. Ne mengjes larja, toniku, kremi ose serumi hidratues, kremi perreth syve dhe po ashtu nje krem ushqyes per duart. Aplikoj cdo dite pas dushit, kremin e trupit per ta mbajtur lekuren e hidratuar, te re dhe elastike.
👩🏻 Besoj se asnjehere nuk eshte shpejt per ti filluar, por qe padyshim kjo varet edhe nga nevojat qe ka cdo lloj lekure. Nje moment kritik eshte sigurisht ai i adoleshences, atehere kur edhe fillon ti kushtohet me teper kujdes estetikes dhe kujdesit per veten. Keshtu qe mundesisht qe ne moshen 12∕ 13 vjec mund te fillohet perdorimi i kemrave hidratante dhe perkujdesja per lekuren.
👩🏻 Qe kur e kam kuptuar se edhe une vete e kam bere kete gabim, motoja ime eshte nje e vetme: pastrimi i makiazhit perhere ne mbremje, edhe pse mund te jemi te lodhura, dhe po ashtu perkujdesja per lekuren ne menyre te vazhdueshme. Jane disa veprime te vogla, te perditshme, te cilat na bejne te ndihemi me te bukura dhe qe na bejne mire per lekuren tone.

Vuoi consigli personalizzati?

Contattami gratuitamente in chat

dott. Alessio Guerriero

Vuoi consigli personalizzati?

Sono a tua disposizione gratuitamente in chat